Tuesday, March 2, 2010

IMAZHE NGA MBRAMJA MAGJIKE











1 comment:

  1. SFILATA E MASKAVE


    Rituali tre ditor i karnevaleve në metropolin e Shkodrës u kurorzua mbas Shen Valentinit me një ballo me Maska në një shtëpi muzeale 300 vjecare.

    Shkodranët e kremtuan 100 vjetorin e krijimit te kesaj feste sa pagane aq edhe qytetare duke i shtuar kostumeve Veneciane edhe ato te Skenderbeut, princave arber dhe Marin Barletit së bashku me Sulltanin.

    E konceptuar si nje shetitje parodi me elemente teatrale komike, parada e maskave u finalizua ne mjediset publike me luksoze te qytetit atje ku gjallon jeta mondane dhe aristokracia e vendit.

    Te pranishem ne kete mbremje ishin dhe turiste amerikane si dhe te ardhur nga Venecia enkas per te pare festen shqiptare te maskave.

    Te rinj gjimnaziste të grupuar në çifte, si dhe aktorë të Teatrit Migjeni, të maskuar si dama dhe kavaliere, kontër, dukesha e baronesha sfiluan në bulevard pas mesnatës mes shiut shoqërues të festimeve.

    Organizuesit e kësaj feste qe po merr përmasa rajonale duke perfshire dhe Kosoven, Bosnjën, Sllovenine e Malin e Zi krahas Bashkise dhe Prefektures se Qarkut jane z.Gjon DukGilaj ne rolin e Skenderbeut dhe Mjeshtri piktor i Maskave veneciane z. Edmond Angoni.


    E vecanta e kesaj feste ishin ngjyresat kombtare dhe rizgjimi i traditës arberore që prej kohëve të krijuesve të tyre si artisti KOL IDROMENO dhe fotografi Marubi.

    Humori plot batuta dhe performanca e aktorit dhe drugdhendesit Llesh Biba i veshur si frati historian Marin Barleti krijuan te qeshura natyrale te publiku.

    Pët ideatorët e karnevaleve 2010, karnevalet me origjine në kohërat iliro romake, simbolizuan dhe varkën e tejkalimit të Përmbytjes që përfshiu para pak kohësh banorët e Shkodres dhe Lezhës.

    ReplyDelete